Lajme
Qeveria ndan nga 100 euro, Dimal Basha s’e ka idenë se ku duhet vendosur shkronja “ë”
Demokracia
19:01 | 12 Prill 2022

Share:

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, nga gëzimi i madh për të shpërndarë lajmin se shteti po u ndanë nga 100 euro secilit punëtor, pensionist e student në Kosovë, ka shkruar një status në rrjetin social Twitter për të cilin çdo mësuese e gjuhës shqipe do të ndihej në siklet.

Basha në statusin e tij ka shtuar shkronjën “ë” sipas dëshirës në secilën fjali, ku për shembull në vend si për shembull tek fjala ndan “ndan”, “pensionist”, “student” e kështu me radhë.

Në statusin e tij në fakt çdo fjali ka nga një gabim gramatikor.

Ky është statusi i plotë i tij:

Qeveria Kurti ndanë,

100 Euro për secilin studentë në Kosovë,

100 Euro për secilin punëtorë në sektorin privat,

100 Euro për secilin pensionistë,

100 Euro për secilin punëtorë në sektorin publik,

Mirëmëngjesi nga Qeveria e Popullit, për Popullin

 

 

Të ngjashme