Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka marrë vendim që të ndaj 5 milionë euro shtesë mbështetje financiare për fermerë.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci i cili në një postim në ‘Facebook’ tha se kjo përkrahje financiare është përkrahja më e madhe e realizuar ndonjëherë, përcjell Demokracia.com
Postimi i plotë:
Në Mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratuan 5 milionë euro shtesë mbështetje financiare për fermerë. Ky vendim mundëson shpalljen e Programit të Pagesave Direkte / Subvencioneve për vitin 2021. Kjo përkrahje financiare e këtij viti për fermerë është përkrahja më e madhe e realizuar ndonjëher.
Do të përmbyllim shpejt të gjitha pagesat e dyta për këtë vit, njëkohësisht po bëjmë të mundur shpalljen për vitin 2021.