Lajme
Qeveria miraton projektligjin për tatime, përfshihet edhe falja e tatimit në pronë për 2023-ën
Demokracia
20:42 | 31 Mars 2023

Share:

Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në pronën e paluajtshme.

Në mesin e pikave të këtij projektligji, sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, është edhe falja tatimore për vitin tatimor 2023.

“Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme. Qëllimi i këtij Ligji është të sigurojë progresivitet të shkallës tatimore, lirim tatimor për vendbanimin parësorë dhe tokat bujqësore, faljet tatimore për vitin tatimor 2023 dhe rregullat kufizuese për aplikimin e detyrimit tatimor, dhe interesit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Të ngjashme