Lajme
Qeveria miratoi projektligjet për Prokurorinë e Shtetit dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës
Demokracia
11:06 | 14 Shtator 2022

Share:

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar dy projektligjet për Prokurorinë e Shtetit dhe të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë tha se fusha e drejtësisë është një nga prioritetet në këtë drejtim, në reformimin dhe avancimin e sistemit prokurorial.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se përmes këtij projektligji synojnë avancimin e mëtejshëm të legjislacionit lidhur me sistemin prokurorial, përcjell Telegrafi.

“Hartimi dhe finalizimi i këtij drafti i kanë paraprirë një varg takimesh dhe me institucionet tjera dhe me shoqërinë civile. Është bërë fuqizimi i kritereve për prokurorë të Shtetit dhe Prokurorë të rokurorive, po ashtu janë qartësuar kompetencat e kryeprokurorit të shtetit mbi prokurorit e tjera në nivel më të ulët. Është saktësuar kompetenca e kryeprokurorëve në prokurorit që kanë përgjegjësi dhe të prokurorëve që punojnë aty…”, ka thënë Haxhiu.

Ndërsa, sa i përket Projektligjit të Prokurorisë Speciale, kryeministri Kurti u shpreh se Prokuroria Speciale është hallkë shumë e rëndësishme e sistemit prokurorial.

Ai tha se më këtë projektligj qartësohen përgjegjësit e këtij institucioni. /Telegrafi/

Të ngjashme