Lajme
Qeveria merr vendim: Lehtësohen masat kundër virusit
Demokracia
16:46 | 14 Korrik 2021

Share:

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për të lehtësuar masat e vendosura kundër përhapjes së Covid-19.

Nga dita e sotme, orari për gastronominë është zgjatur deri në orën 01:00, duke përfshirë këtu edhe sallat e dasmave dhe klubet e natës, përcjell Demokracia.com.

Po ashtu, në dasma do të lejohen deri në 300 persona të pranishëm.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës po vazhdon edhe më tutje mbledhjen.

E njëjta, po drejtohet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, pasi që kryeministri Albin Kurti ndodhet në Greqi./Demokracia.com/

Të ngjashme