Lajme
Qeveria merr një vendim për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë
Demokracia
20:42 | 06 Korrik 2022

Share:

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim edhe për miratimin e Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes  së Bashkëfinancimit për studimin e fizibilitetit dhe projekt-idesë për lidhjen hekurudhore Durrës – Prishtinë.

Sipas njoftimit të bërë nga qeveria, qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i proceduarve dhe ndarja e kostove ndërmjet palëve për financimin e Studimit të Fizibilitetit.

Kjo është komunikata e plotë e qeverisë:

Me vendimin e parë është miratuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Studimin e Fizibilitetit dhe Projekt-Idesë për Lidhjen Hekurudhore Durrës-Prishtinë. Qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i procedurave dhe ndarja e kostove ndërmjet palëve për financimin e Studimit të Fizibilitetit të këtij projekti, gjegjësisht për zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

 

Të ngjashme