Lajme
Qeveria më në fund e rehaton Hasan Pretenin, bashkëpartiakun e Mimoza Kusari-Lilës
Demokracia
13:58 | 12 Prill 2023

Share:

Hasan Preteni, bashkëpartiaku i Mimoza Kusari-Lilës, shefes së GP të LVV-së, më në fund është emëruar anëtar i Bordit të Bordit të Ndërmarrjes Publike Trainkoss.

Vendimi është marrë sot nga Qeveria e Kosovës, pas shkarkimit të Bordit të vjetër, të cilin vet Qeveria e kishte emëruar në gusht të 2022-ës.

Kryesues i Bordit të Përkohshëm të Trainkoss është zgjedhur Riza Spanca, derisa për anëtarë janë emëruar Astrit Mehaj, Hasan Preteni dhe Shaban Neziri.

Historia e Pretenit me bordet

Në majin e vitit të kaluar Hasan Preteni kishte konkurruar për pozitën e drejtorit të Bordit të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës.

Ai madje ishte ftuar për intervistë me gojë.

Në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës, bëhej me dije se ishin përzgjedhur 41 kandidatë, të cilët do t’i nënshtrohen intervisitmit me gojë për Drejtor në Bordin e Menaxhimit të Deponive, por megjithatë ai nuk kishte arritur ta fitonte këtë pozitë, shkruan Gazeta Insajderi.

Qeveria Kurti shtynë përpara emërimin në një bord të Hasan Pretenit, bashkëpartiakut të Kusari- Lilës

Jo më larg se dy javë më parë, Qeveria ka bërë të ditur emrat e Bordit të Infrakos.

Edhe për këtë përbërje kishte aplikuar Hasan Preteni, por nuk kishte arritur të zgjidhej kryesues ose anëtar, shkruan Gazeta Insajderi.

Ndryshe, para pesë viteve, Hasan Preteni i ishte bashkuar partisë “Alternativa”, kryetare e së cilës tani është shefja e Grupit Parlmentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

Në vitin 2017 ai kishte kandiduar për deputet të Kuvendi të Kosovës por kishte marrë vetëm 1 mijë e 51 vota.

Preteni ka ushtruar postin e drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsion për dhjetë vite. Mandati i dytë i përfundoi në shtator të vitit 2016.

Të ngjashme