Qeveria e Kosovës do që të mbaj mbledhje sot nga ora 16:00.
Kjo bëhet e ditur nga zyra e kryeministrit përmes një komunikate për media, përcjell Demokracia.com
Ndërsa pritet që në këtë mbledhje të merren masat e reja anti-COVID, ku pritet të kthehet ora policore nga 22:00 deri në 05:00, ndërsa gastronomia të funksionojë deri në ora 21:30.
“Orari i punës në gastronomi do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30. Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70 përqind të hapësirës. Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare. Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura. Seminaret dhe konferencat në hapësira të mbyllura mund të mbahen vetëm deri në 30 persona. Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit”, janë masat që u bën të ditura nga takimi i Odës së Hotelerisë së Kosovës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Të gjitha masat që pritet të miratohen sot, pritet të jenë në fuqi deri me 13 shtator.
Më poshtë keni disa nga masat që pritet të miratohen sot:
– Mësimi nuk fillon deri më 13 shtator dhe atëherë të rivlerësohet situata.
– Gastronomia do të punoj vetëm deri në ora 21:30 dhe vetëm në ambiente të jashtme.
– Do të ketë kufizim të lëvizjes nga ora 22:00 deri ora 5:00.
– Do të rekrutohen 1116 personel shëndetësorë dhe inepsketues për të fuqizuar betejën e kundër kësaj pandemie.
– Komunat në shkallë 92% sipas kërkesave të tyre janë furnizuar me barna esenciale.
– Në fillim të shtatorit do të mbërrijnë edhe 470 mijë vaksina përmes Covax.
– Deri me 13 shtator do të punohet vetëm me staf esencial nëpër institucione.