Lajme
Qeveria Kurti vendos të marrë 60 milionë euro kredi për blerjen e vaksinave
Demokracia
15:33 | 13 Prill 2021

Share:

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për negocimin e marrëveshjes kornizë së kredisë ndërmjet Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Europës për financimin e projektit “Reagim Emergjent ndaj COVID-19”.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tregoi se ky projekt kap vlerën totale prej 60 milionë eurove. Pra 35 milionë euro tashmë të ratifikuara në Kuvendin e Kosovës dhe një shtesë rreth 25 milionë eurove të cilat sigurohen me këtë amendamenti, raporton Demokracia.com.

“Ministria e Financave ka ndërmarrë një sërë masash që mbështesin sektorin e shëndetësisë, mirëqenës sociale dhe sektorit privat. Në vazhdën e këtyre masave sot para jush paraqes për aprovim plotësimin e marrëveshjes për amendamentin e  marrëveshjes zhvillimuese të kredisë me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Europës, për financim emergjent ndaj COVID-19. I tërë projekti kap vlerën totale prej 60 milionë eurove. Pra kemi 35 milionë euro tashmë të ratifikuara në kuvend dhe po bohet fjalë për një shtesë rreth 25 milionë eurove të cilat sigurohen me këtë amendamenti”, tha Murati.

Kujtojmë se me 82 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është ratifikuar Marrëveshja Kornizë për Kredi ndërmjet Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës dhe Kosovës, si instrument për financim të sektorit publik për reagim emergjent kundër COVID-19./Demokracia.com/

Të ngjashme