Lajme
Qeveria Kurti ua shuan shpresat, shtetësinë e dorëzuan afër 5 mijë qytetarë në vitin e kaluar
Demokracia
19:14 | 23 Prill 2022

Share:

Rreth 5 mijë qytetarë të Kosovës kanë hequr dorë nga shtetësia vitin e kaluar. Ky numër është dukshëm më i lartë se një vit më herët kur nga shtetësia kishin hequr dorë 3 mijë e 600 persona.  

Sipas një raporti të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë periudhës janar – dhjetor 2021 në Divizionin e Shtetësisë janë marrë 5031 vendime për lirim nga shtetësia, ku 4940 kanë qenë pozitive dhe 91 negative, raporton Demokracia.com.

Ndër të tjerë, 4142 prej tyre kanë qenë nga persona me shtetësi gjermane, 418 austriake, 79 sllovene, 26 kroate dhe 23 malazeze.

Ndërsa, gjatë kësaj periudhe, në Divizionin e Shtetësisë janë 958 vendime për fitimin e shtetësisë, 421 pozitive dhe 537 negative.

Ky numër është dukshëm më i lartë se në vitin e kaluar kur nga shtetësia kosovare kishin hequr dorë 3 mijë e 600 persona, raporton Demokracia.com.

Ndërkohë, sipas të dhënave të MPB-së, nga viti 2017 e deri në vitin 2020, nga shtetësia kosovare kanë hequr dorë 20 mijë e 113 kosovarë. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme