Lajme
Qeveria Kurti nuk po ua plotëson kushtet, mbi 60 policë veç këtë vit kanë dhënë dorëheqje
Demokracia
11:58 | 18 Tetor 2023

Share:

“Policia jonë është e pandalshme”, ishte njëra nga lajkat e kryeministrit Kurti për Policinë e Kosovës.

Qeveria vërshoi me deklarata e postime për policinë pas sulmit të 24 shtatorit, shkruan Demokracia.com

Por, kur erdhi puna që ata të përkrahen ekonomikisht, Lëvizja Vetëvendosje iku edhe nga Kuvendi.

Deputetët e LVV-së refuzuan të votojnë Rezolutën për mbështetje urgjente të policisë, veç pse kjo ishte propozuar nga opozita.

Kushtet jo të mira të policisë paraqiten edhe në storien e fundit të Radios Evropa e Lirë.

Më shumë se 60 policë të Kosovës kanë dhënë dorëheqje vullnetarisht nga ky institucion këtë vit dhe mbi 2.200 në total që nga themelimi.

Arsyet janë të ndryshme, por kryesore mbeten pagat e ulëta, kushtet jo të mira të punës dhe mungesa e sigurimit shëndetësor dhe jetësor. /Demokracia.com/

Të ngjashme