Lajme
Qeveria Kurti merr ‘shuplakë’ për mosluftimin e korrupsionit
Demokracia
11:23 | 21 Prill 2022

Share:

Në Raportin për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2021 të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit kritikohet Qeveria e Albin Kurtit për luftimin e korrupsionit.

Në Raportin për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2021 të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, theksohet se pavarësisht se legjislacioni i Kosovës parasheh dënime penale për zyrtarët e korruptuar, Qeveria nuk e ka zbatuar ligjin në mënyrë evektive, raporton Demokracia.com.

“Ligji parashikon dënime penale për korrupsion ndaj zyrtarëve, por Qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive. Pati raportime për korrupsion në Qeveri. Zyrtarët nganjëherë përfshiheshin në praktika korruptive pa u ndëshkuar. Mungesa e mbikëqyrjes efektive gjyqësore dhe dobësia e përgjithshme në sundimin e ligjit i kontribuuan këtij problemi. Rastet e korrupsionit shpesh i nënshtroheshin apelimit të përsëritur dhe sistemi gjyqësor shpesh lejonte parashkrimin e rasteve pa i gjykuar ato”, theksohet në raportin e publikuar edhe në gjuhën shqipe.

Ndërkaq sa i përkeq Agjencisë së Kosovës Kundër Korrupsionit, ky raport thekson se kjo agjenci ndan përgjegjësitë nga Qeveria.

Ndërsa Prokuroria Speciale e Kosovës që nga dhjetori ka ngritur nëntë aktakuza për korrupsion, raporton më tutje Demokracia.com.

Po ashtu në këtë raport theksohet se vetëm një pjesë e vogël e rasteve të korrupsionit që u hetuan dhe u akuzuan përfunduan me dënime dhe se në qershor, Gjykata Supreme nxori udhëzime për dënimet për korrupsion me qëllim që gjykatave t’u ofrojë udhëzime bazuar në peshën e dëmit dhe shkallën e fajësisë.

Ndërsa në bazë të organizatave ndërkombëtare dhe atyre joqeveritare vendore, sipas këtij raporti, kanë pohuar se ka dështime të shumta të sistemit gjyqësor për ta ndjekur penalisht korrupsionin, duke thënë se shumë pak raste të ngritura kundër zyrtarëve të lartë rezultonin në aktakuza dhe se dënimi i zyrtarëve të nivelit të lartë të dënuar për korrupsion shpesh ishte i butë. /Demokracia.com/

Të ngjashme