Lajme
Qeveria Kurti I i kishte gënjyer publikisht qytetarët vetëm një muaj pasi mori pushtetin
Demokracia
16:32 | 20 Janar 2022

Share:

Ministrja e Indrustrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari e ka pranuar se ka gënjyer qytetarët për rezervat shtetërore të miellit, kur kishte marrë detyrën në Qeverinë Kurti I. Gjatë asaj kohe, kur ishte edhe fillimi i pandemisë, ministrja në fjalë publikisht kishte deklaruar se ka rezerva të mjaftueshme ushqimore.

Rozeta Hajdari e ka pranuar se Qeveria Kurti i ka gënjyer qytetarët gjatë pandemisë kur ishte përhapur panik se ka mungesë të miellit, raporton Demokracia.com.

“Jemi në kontakt me furnizuesit e rezervave shtetërore. Situata është nën kontroll, nuk duhet të jemi në një situatë që të kemi panik. Dua të ju konfirmoj qytetarëve që rezervat shtetërore janë të ruajtura si gruri, nafta dhe barërat” , kishte thënë ajo.

Këtë deklaratë Hajdari e kishte bërë më 16 mars, pra një muaj e 13 ditë pasi Qeveria Kurti mori pushtetin për herë të parë, raporton Demokracia.com.

Ministrja Hajdari të enjten tha se ka gënjyer për këtë deklaratë, pasi sipas saj, ka pasur rezerva vetëm për tre ditë gjatë asaj kohe.

“Është rritur çmimi i miellit, por nëse ju tregoj nga përvoja që kisha si ministre në mandatin i parë…Ne kemi gjetur rezerva shtetërore për vetëm tre ditë, është dashur t’i bind qytetarët se kemi pasur rezerva por nuk kemi pasur”, ka thënë ajo.

Kjo ka shkaktuar debate në Kuvend, ndërsa deputetët janë dëgjuar duke i reaguar ministeres Hajdari.

Këtu ka ndërhyrë edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili ka thënë se duhet të dëgjohet ministrja./Demokracia.com/

 

Të ngjashme