Lajme
Qeveria Kurti heq dorë nga përgjegjësia për sovranitetin, Bislimi: KEDS dhe Elektrosever biznese private, vendosin vetë a e publikojnë kontratën për rrymën në veri
Demokracia
14:58 | 14 Dhjetor 2023

Share:

Me vite të tëra janë zhvilluar negociata në mes të Kosovës dhe Serbisë deri sa është arritur Marrëveshja për Energjinë.

Pavarësisht rëndësisë së madhe shtetërore që ka për sovranitetin një marrëveshje e tillë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka shpalosur qëndrimin skandaloz të Qeverisë së Kosovës që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti.

Për Qeverinë Kurti nuk ka kurrfarë rëndësie përmbajtja e kontratës së KEDS-it me kompaninë serbe, Elektroserver, shkruan Demokracia.com.

Zëvendësi i Kurtit është mjaftuar me faktin se KEDS dhe Elektroserver janë kompani private, andaj i takon atyre nëse duan ta publikojnë ose jo marrëveshjen e arritur para disa ditësh.

“Në bazë të marrëveshjes, nga data 1 janar Elektroseveri duhet ta nominojë energjinë elektrike të konsumuar, ndërsa KEDS-i duhet të nominojë humbjet teknike që ndodhin në veri. Për energjinë që Elektroseveri e nominon ata duhet t’i paguajnë tarifat e shpërndarjes dhe tarifat e transmisionit, pastaj është në interes të vetë Elektroseverit që të fillojë grumbullimin e faturave sepse përndryshe, ata do të kenë humbje të mëdha”, tha Bislimi të mërkurën në një intervistë për RTK-në.

 

(VIDEO) Rezultati i marrëveshjes së Kurtit, KEDS-i dhe kompania serbe nënshkruajnë kontratë | Kurti (2018): Elektroserveri s’duhet të pranohet kurrsesi, po legalizohet ndikimi i Serbisë në Kosovë

Ai tha se pritet që Elektroseveri të vendosë matësit.

“Kontrata është mes dy entiteteve private dhe i takon atyre të vendosin se a e bëjnë publike apo jo. Është kontratë biznesore mes dy entiteteve legale private, nuk është kontratë e shtetit. Për atë arsye nuk mund të pyetet se përse bizneset nuk i publikojnë kontratat”, tha Bislimi kur u pyet se pse ajo s’po publikohet.

“Por besoj që nëse ftohen në Komision për Ekonomi, ata do të detyrohen t’i japin informatat e tyre”, tha ai.

Bislimi tha se “Elektrosever është regjistruar sipas ligjeve të Kosovës” dhe se “në kontratë është shumë e qartë se ligji i aplikuar është ligji i Republikës së Kosovës”.

Është e çuditshme si Qeveria e Kosovës nuk është aspak e interesuar që qytetarët e Kosovës ta dijnë përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje, sidomos kur dihet fakti se para se të bëhej kryeministër, Albin Kurti e kishte kundërshtuar ashpër Marrëveshjen për Energjinë dhe sipas tij “Elektroserveri nuk duhet të pranohet kurrsesi”. /Demokracia.com/

Gëzimi i përbashkët | Albin Kurti e Aleksandër Vuçiq të lumtur për zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë

Komunikata e LVV-së në 2015: Marrëveshja për Energjinë legalizon ndikimin e Serbisë

Të ngjashme