Gjashtëmijë e dyqind e pesëdhjetë do të paguhet një menaxher i lartë i portofoleve dhe analist i lartë i politikave në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë Kurti, gjatë dy viteve të ardhshme. Pra, 150 mijë euro paga do t’i marrë 1 zyrtar i Qeverisë Kurti për 2 vite.
Kjo po bëhet nëpërmjet një tenderi që ka hapur MKRS me 18 gusht të këtij muaji, për angazhimin e ekspertëve të çështjeve të caktuara për shërbime, konsulentë përmes marrëveshjeve për shërbime të veçanta.
MKRS ka hapur tender për pesë pozita, për të rekrutuar një konsulent për marrëdhënie me publikun në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, tre konsulentë (staf mbështetës) për zyrë të Drejtave të Autorit dhe një Menaxher të lartë të portofolave-Analist i lartë i politikave, shkruan Demokracia.com.
Katër të parët do të jenë ekspertë me shërbime ditore, ndërsa i fundit, ajo e Menaxherit të lartë të portofolave për një kohëzgjatje dy vjeçare.
Konsulenti për marrëdhënie me publikun do të marrë 13 mijë euro brenda 12 muajve.
Tre konsulentët për zyre të drejtave të autorit do të marrin nga 1958 euro për 15 ditë, apo 130 euro për një ditë pune.
Ndërsa, Menaxheri i Ri i Portofolave në MKRS të Qeverisë Kurti, i vetëm, brenda periudhës dy vjeçare, do të marrë 150 mijë euro apo 6.250 euro në muaj.
Nëse këtë pagë të këtij punonjësi të ri të Qeverisë Kurti do ta përkthenim në pagat e punëtorëve të tjerë të sektorit publik, atëherë kjo do të ishte e barasvlefshme me
15 paga të mësuesit për një muaj. Kujtojmë se paga e mësuesit në Kosovë është 421 euro.
Paga prej 6 mijë e 25o euro e zyrtarit të lartë të kësaj qeverie po ashtu është e barasvlefshme me 16 paga të një polici kosovar për një muaj. Kujtojmë se paga e policit është 392 euro.
Ndërsa nëse krahasohet kjo pagë e këtij zyrtari më pagat e mjekut në Kosovë, i bie që ai do të marrë brenda një muaji 10 paga të mjekëve, pasi që paga e mjekut të përgjithshëm është 615 euro.
Ose, kjo pagë e këtij zyrtari të super paguar prej 6.250 në muaj mund të krahasohet edhe me 15 paga të infermierëve për një muaj, pasi paga e infermierit në Kosovë është 425 euro.
Ndërsa nëse krahasohet me kolegët e tij në sektorin e kulturës ku do të angazhohet ky zyrtar i qeverisë Kurti do ta ketë pagën sa 15 aktorë të Teatrit Kombëtar për një muaj, pasi paga e tyre është 400 euro.
Ky tender i Qeverisë Kurti i cili është hapur me 18 gusht dhe do të jetë i hapur deri më 31 gusht, po zhvillohet në kohën kur sindikalistët kosovarë kanë nisur grevat masive në vend, duke kërkuar rritjen e pagave të tyre për shkak të inflacionit të madh që ka kapluar vendin dhe rritjen enorme të çmimeve të produkteve bazë për jetesë.
Deri sot, Qeveria Kurti jo që nuk i ka marrë parasysh kërkesat e tyre, por i ka kërcënuar edhe me largim nga vendet e punës punëtorët sindikalistë. Ministritë përkatëse kanë kërkuar listat e punëtorëve të cilët janë bërë pjesë të grevave për sanksionimin e tyre në paga.
Për detajet e tenderit, datat, shifrat, çmimet dhe pagat, shikoni edhe dokumentet bashkangjitur, të publikuara platformën e-prokurimi: