Lajme
“Qeveria ka degraduar raportet me SHBA-të, duhet rindërtuar raportet me aleatët”
Demokracia
23:11 | 16 Qershor 2024

Share:

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar Qeverinë Kurti për degradim të raporteve me SHBA-të.

Ajo në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se nuk çuditet nga deklarata e ambasadorit Hill, derisa thotë se në qeveritë e kaluara s’ka pasur deklarime të tilla.

“Me qeverinë aktuale të Kosovës dhe me degradimin e raporteve me aleatët tanë, specifikisht SHBA-të, për mua nuk janë çudi deklaratat e asnjë ambasadori sepse duhet që të shtrohet pyetja “pse në qeveritë e kaluara nuk ka pasur deklarime e qëndrime të tilla të ambasadorëve?!””, shprehet ajo.

Deputetja vlerëson se Kosova e ka të vështirë të zhvillohet e fuqizohet pa koordinim me ndërkombëtarët.

“Kosova duhet të përqendrohet në ri-ndërtimin e raporteve me miqtë tanë dhe të plotesojë detyrat apo obligimet ndërkombëtare për të cilat jemi zotuar si shtet. Pa koordinim e bashkëpunim me aleatët tanë Kosova e ka të vështirë të zhvillohet dhe të fuqizohet ndërkombëtarisht”, deklaron deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Të ngjashme