Lajme
Qeveria iu kërkon ta mbani gjithmonë vendosur maskën, përveç kur hani dhe pini
Demokracia
19:40 | 21 Janar 2022

Share:

Bartja e maskës vazhdon të jetë obligative edhe me vendosjen e masave të reja anti-Covid, të cilat u miratuan sot në një mbledhje të Qeverisë.

Nga dita e nesërme hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid, të cilat do të zgjasin deri më 4 shkurt 2022, raporton Demokracia.com.

Një prej masave të vendosura, është edhe mbajtja e maskës në të gjitha rastet, përveç kur drejtoni automjetin, vetëm apo me familjarët e ngushtë, gjatë vrapit, çiklizmit apo ushtrimeve fizike, si dhe gjatë ngrënies e pijes.

Po ashtu, ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë.

Ora policore është vendosur nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, raporton Demokracia.com.

Muzika nëpër lokale do të lejohet vetëm deri në orën 20:30.

Mësimi nëpër shkolla do të vazhdojë të mbahet me prezencë fizike, por sipas paraqitjes së rasteve mund të kalohet në skenarë të tjera, si ajo “online”.

Po ashtu, secili person që hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit me tre doza apo testin negativ të Covid-19 i bërë 48 orë para nisjes apo mbërritjes në pikën kufitare./Demokracia.com/

 

Të ngjashme