Lajme
Qeveria italiane ndan gati 10 miliardë euro për përballimin e krizës energjetike
Demokracia
22:35 | 04 Nëntor 2022

Share:

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni foli për krizën energjetike dhe masat e reja për përballimin e saj pas mbledhjes së kabinetit.

“Javën e ardhshme do të ndajmë 9.5 miliardë euro për të përballuar efektet e krizës energjetike dhe deri në fund të vitit 2023 do të ndahen edhe 23 miliardë euro të tjera”, theksoi Meloni.

Në të njëjtën kohë ajo bëri të ditur se do të jepen licenca të reja për nxjerrjen e gazit natyror brenda ujërave territoriale italiane.

“Ne jemi pro përdorimit të fondeve evropiane të Fondit të Kohezionit, për periudhën 2013-2020, me synimin për të adresuar një pjesë të nevojave emergjente që vijnë nga kriza energjetike. Ne besojmë se rritja e kostos së lëndëve të para krijon probleme në zbatimin e disa projekteve publike, kjo është një çështje që duhet trajtuar”, theksoi kryeministrja italiane.

Të ngjashme