Sport
Qeveria ia refuzon kërkesën Federatës për lejimin e tifozëve me kapacitet të plotë
Demokracia
16:00 | 26 Gusht 2021

Share:

Ministria e Shëndetësisë i ka kthyer përgjigje negative kërkesës së FSHF-së për të lejuar praninë e tifozëve në kapacitet të plotë të stadiumeve në sezonin e ri futbollistik në Shqipëri.

Ditën e djeshme u mblodh Komiteti Teknik i Ekspertëve, dhe mbledhja e drejtuar nga Mira Rakacolli mbajti në fuqi vendimin për praninë e tifozëve në vetëm 30% të kapacitetit të stadiumeve.

FSHF-ja kishte shpresë për një hapje të plotë të dyerve të stadiumeve si në ndeshjet e Kombëtares në shtator ashtu dhe të sezonit të ri të Superiores, por rritja në mesa e rasteve ka bërë që qeveria të mbaje ende në fuqi masat e miratuara disa muaj më parë. /Demokracia.com

 

Të ngjashme