Lajme
Qeveria i “qepon” edhe një gabimi, lëshon komunikatë me “s’po dëgjohet mirë”
Demokracia
15:41 | 07 Mars 2022

Share:

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në disa aktivitete gjatë ditës së sotme në kuadër të shënimit të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit.

Për këto takime ka njoftuar edhe Zyra e Kryeministrit, shkruan Demokracia.com.

Por, edhe zyra e njeriut që ka dëshirë të kontrollojë gjithçka në vend, nuk e ka kontrolluar mirë një komunikatë të veten.

“S’po dëgjohet mirë”, shkruhet mes kllapash në transkriptin e fjalës së Kurtit, të cilën ua kanë dërguar mediave.

“Shpesh kemi dëgjuar se si na thonë që rinia është e ardhmja. Në fakt, rinia është e tashmja. E ardhmja janë fëmijët, bile edhe fëmijët që nuk kanë lindur ende. Ata janë e ardhmja jonë (s’po dëgjohet mirë), e ju mund ta parashihni të ardhmen tonë, sepse ju e dini se si janë fëmijët e vendit tonë”, thuhet në komunikatë në Qeverisë.

E veç pak kohë më parë në media doli edhe një artikull, në të cilin ishte pothuajse një gabim i njëjtë.

Komunikimi ndërmjet gazetarit dhe redaktorit, ku u përdor shprehja “qepoj”, bëri që të reagonte i madh e i vogël nga pushteti, duke dashur që këtë ta paraqesin si tendencë të orkestruar të mediave për t’i sulmuar krerët e institucioneve. /Demokracia.com/

Të ngjashme