Lajme
Qeveria i jep leje Petkoviqit për të hyrë në Kosovë
Demokracia
14:45 | 16 Mars 2021

Share:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), i ka dhënë leje zyrtarit serb Petar Petkoviq, për hyrjen në Kosovë duke u bazuar në Marrëveshjen për vizitat zyrtare të nënshkruar në Bruksel, më 2014.

Përmes një komunikate, MPJD ka njoftuar se ka kërkuar që gjatë kësaj vizite të respektohet protokolli dhe agjenda nga ana e Petkoviqit, duke u përmbajtur nga gjuha nxitëse dhe deklaratat politike si dhe retorikat kundër shtetit të Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka aprovuar kërkesën e Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, për lejim të hyrjes në Republikën e Kosovës të zyrtarit serb, Petar Petkoviq, për datat 16-17 mars 2021.

Kërkesa është bërë bazuar në Marrëveshjen për vizitat zyrtare të nënshkruar në Bruksel, më 2014.

“Mosrespektimi i agjendës dhe deklaratat politike kundër shtetësisë së Republikës së Kosovës do të ndikojnë në refuzimin e vizitave të tjera nga Serbia”, thuhet tutje në komunikatë./Demokracia/

Të ngjashme