Lajme
Qeveria e re polake shkarkon organet drejtuese të medies publike
Demokracia
12:28 | 21 Dhjetor 2023

Share:

Qeveria e re e koalicionit polak ka shkarkuar organet drejtuese të medies publike – televizionin, radion dhe agjencinë e lajmeve – dhe ka emëruar udhëheqjen e re.

Transmetimi është ndërprerë dhe programet janë anuluar. Qeveria e re e drejtuar nga Donald Tus, e justifikon vendimin si një mënyrë për t’i dhënë fund kontrollit politik të medies nga administrata e mëparshme nacionaliste konservatore, e udhëhequr nga partia Ligj dhe Drejtësi, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Këtë të mërkurë televizionet publike TVP si TVP Info kanë ndërprerë punën. Shumë punonjës janë ende në ndërtesa dhe nuk e dinë se çfarë do të ndodhë me ta.

Të ngjashme