Lajme
Qeveria e premtoi, askush s’e di nëse ka filluar subvencionimi i energjisë
Demokracia
22:51 | 28 Shtator 2022

Share:

Ishte ditë e shtunë, por shefi i Qeverisë doli për të dhënë një lajm të mirë për qytetarët. Megjithatë këtë premtim nuk po e di askush nëse Albin Kurti e kabineti i tij kanë filluar ta përmbushin.

Qytetarët thonë se për muajin shtator kanë pranuar faturat, por nuk vërejtën ndonjë ndryshim.

Të tjerë thonë se duhen investime, e jo subvencionime.

E një mërgimtare thotë se qytetarët duhet të jenë në dijeni, që kemi të bëjmë me  krizë globale.

Në dijeni nëse subvencionimi ka filluar, nuk janë as nga KEDS.

Ky institucion e gjuan topin tek Qeveria.

E nga Qeveria e Kosovës edhe pas dy ditë pritje, T7 nuk ka marrë përgjigjeje nëse  ka filluar filluar mbajtja e këtij premtimi.

Këtë nuk e dinë as deputetët e mazhorancës.

Jeta Statovci thotë se këtë përgjigjeje do e marr të enjten.

Informacion nuk ka as kryetari i Komisionit për Ekonomi Ferat Shala.

I painformuar është edhe deputeti tjetër opozitar, Pal Lekaj.

Për, të gjitha paqartësitë sa i përket çështjes së energjisë, pritet që ministrja Artane Rizvanolli, të përgjigjet të enjten para komisionit për ekonomi.

Të ngjashme