Lajme
Qeveria e paraqet si sukses të saj arritjen e lartë të pjesëtarëve të FSK-së në një garë ndërkombëtare ushtarake
Demokracia
09:11 | 24 Tetor 2022

Share:

Qeveria e Kosovës po vazhdon të paraqes arritjet dhe sukseset e saj brenda javës.

Është zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili në mesin e pesë arritjeve të ekzekutivit, si më të rëndësishmen e ka cilësuar fitoren e medaljes së argjendtë të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një garë ndërkombëtare ushtarake, fitore kjo e cila është arritur falë punës dhe angazhimit të pjesëtareve të FSK-së dhe jo që ka ndonjë meritë për këtë Qeveria e Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Po ashtu, Qeveria ka përmendur edhe ekzekutimin e shtesës prej 100 euro për pensionistë, hapja e aplikimit për mbështetje për 100 euro për studentë, vendosja e gurthemelit të shkollës në Ponoshevc të Gjakovës, janë disa nga sukseset që qeveria i ka numëruar si vendime të javës së kaluar. /Demokracia.com/

Të ngjashme