Lajme
Qeveria e lëshon edhe më shumë dorën: Subvencionim i energjisë nga 75 milionë rritet në 90 milionë euro
Demokracia
22:35 | 05 Shkurt 2022

Share:

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim me të cilin ka ngritur vlerën e zotuar për subvencionim së energjisë në vlerë prej 90 milionë eurosh, nga 75 sa ishte në një vendim të mëhershëm. Vendimi ka dalë nga mbledhja e 60-të e Qeverisë Kurti, që është mbajtur online, sipas njoftimit të Qeverisë.

“Në mbledhjen e sotme është miratuar propozimi i Ministrisë së Ekonomisë për zotimin e Qeverisë për subvencionimin e pagesës së energjisë nga konsumatorët. Sipas vendimit të miratuar, Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar për subvencionim të energjisë në shumën prej 90.000.000.00 € (nëntëdhjetë milionë euro)”, thuhet në njoftim.

Sipas Qeverisë, vendimi synon të ulë ndikimin e tarifave të energjisë për konsumatorët.

“Ky vendim është marrë pas rritjes enorme të çmimeve të importit, që ka shkaktuar krizën e furnizimit me energji elektrike në vend”, thuhet më tej në njoftim.

Të ngjashme