Lajme
Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merr vendim për shpronësime për nevoja të KEK-ut
Demokracia
22:50 | 14 Korrik 2023

Share:

Qeveria e Kosovës ka vendosur të premten në mbrëmje për shpronësim të disa pronave të paluajtshme që preken nga projekti i zgjerimit të mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Vendimi është marrë në mbledhjen e 152-të, që është mbajtur në mënyrë elektronike.

Sipas vendimit të publikuar në uebfaqen e Qeverisë, shpronësimi do t’i prekë Shipitullën, Leshkoshiqin dhe Sibovcin.

Po ashtu Qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Arsimit për shpenzimin e 270 mijë eurove, “me qëllim të mbështetjes financiare për Kolegjin Publik Ndërkombëtar të Biznesit (IBCM)”.

 

Të ngjashme
Lajme • 02 Maj 2024