Lajme
Qeveria e Kosovës: Jemi të shqetësuar për dhunën e policisë kundër PSD-së
Demokracia
22:21 | 16 Korrik 2021

Share:

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas arrestimit të disa prej aktivistëve të Partisë Socialdemokrate, pas aksionit të sotëm tek objekti i Ministrisë së Drejtësisë.

Qeveria përmes një reagimi në llogarinë zytare në Facebook, ka shprehur shqetësimin për përdorimin e dhunës kundër PSD-së nga ana e policisë.

“Përgjegjësi për operacionin e policisë tashmë është suspenduar, kurse Inspektoriati Policor i Kosovës po vazhdon hetimet e mëtutjeshme lidhur me rastin. Në qeverisjen demokratike nuk ka vend për dhunë nga askush”, thuhet në njoftim, përcjell Demokracia.com.

Komunikata e plotë:

Ne besojmë në të drejtën për protestë demokratike sepse ajo para se gjithash është një e drejtë e patjetërsueshme që kultivohet dhe garantohet në shoqëritë demokratike. E tillë është shoqëria jonë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës afirmon këtë të drejtë. Jemi të shqetësuar nga pamjet e dhunës sot gjatë një aksioni të Partisë Socialdemokrate. Policia e Kosovës ka përgjegjësinë për ruajtjen e rendit, qetësinë publike dhe mbrojtjen e pronës, duke respektuar të drejtat e njeriut. Përgjegjësi për operacionin e policisë tashmë është suspenduar, kurse Inspektoriati Policor i Kosovës po vazhdon hetimet e mëtutjeshme lidhur me rastin. Në qeverisjen demokratike nuk ka vend për dhunë nga askush./Demokracia.com/

Të ngjashme