Lajme
Qeveria e Kosovës: 35 për qind e popullatës së rritur janë vaksinuar me dy doza 
Demokracia
18:11 | 19 Shtator 2021

Share:

Rreth 35 për qind e popullatës së rritur mbi moshën 18 vjeçare janë të vaksinuar me dy doza të vaksinës anti-COVID.

Nga Qeveria e Kosovës përmes një postimi në Facebook, thonë se deri më tani numri i qytetarëve të vaksinuar me dy doza është mbi 440 mijë.

Postimi i plotë:

Deri tani mbi 440.000 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza apo 35% e popullatës së rritur – mbi 18 vjeç. Procesi i vaksinimit po vazhdon dhe me këtë ritëm jemi në rrugë të mbarë që të tejkalojmë cakun prej 60% të popullatës së rritur deri në fund të vitit.

Ndërkohë, këtë javë numri i rasteve të reja ka pësuar rënie të ndjeshme, sikurse edhe rasteve të hospitalizuara. Nga sot kemi nën 10.000 raste aktive, për herë të parë pas 15 gushtit, kurse sot pozitivitet i rasteve të reja është vetëm 2.98%, më i ulëti që nga 2 gushti.

Familjeve të viktimave nga COVID-19 u shprehim ngushllimet më të sinqerta.

Le të vazhdojmë me kujdes, duke i respektuar masat dhe duke u vaksinuar. Bashkë ia dalim! /Demokracia.com/ 

Të ngjashme