Sport
Qeveria e Italisë i ka dhënë dritën e “gjelbër” UEFA-s që ndeshjet e “Euro 2022” të luhen me tifozë në Romë
Demokracia
20:20 | 06 Prill 2021

Share:

Qeveria e Italisë ia ka dhënë dritën e “gjelbër” shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë, UEFA-s se ndeshjet e Kampionatit Evropian 2022 që luhet këtë vit do të zhvillohen me tifozë në Romë, njofton agjencia e lajmëve “ANSA”, përcjell Demokracia.com.

Raportimet nga kjo agjenci e lajmeve bëjnë me dije se qeveria italine ka njoftuar tashmë Federatën e Futbollit të Italisë dhe UEFA-n se po përgatiten të lejojnë tifozët në shkallët e stadiumit për ndeshjet që luhen në kryeqytetin italianë, Romë.

Italia do t’i luajë tri ndeshje të fazës grupore në Olimpico, derisa në këtë stadium luhet edhe çerekfinalja.

Gjithashtu këto ndeshje do të lejohen duke respektuar protokollin kundër pandemisë me COVID-19. /Demokracia.com

Të ngjashme