ShowBiz
“Qeveria e Big Brother”| Kristi e cilëson dhunë fizike veprimin e Efit pasi e gjuajti me vezë në kokë
Demokracia
08:08 | 16 Prill 2023

Share:

Konkurrentët në Big Brother VIP Albania gjatë kësaj jave kanë krijuar qeverinë e ‘Big Brother’.

Pas fushatës, me shumicë votash Kristi u zgjodh President, Luizi Kryeministër, Qetsori Ministër i Brendshëm, Elvisi Ministër i Jashtëm, Efi Kryetare Parlamentit, ndërsa Kiara, Nita, Bledi dhe Keisi ishin popull.

Artisti shkodran nën cilësinë e kryeministrit mblodhi ‘kabinetin qeveritar’ dhe miratuan ligjet që e shtëpisë si dhe ndëshkimet për çdo shkelje.

Ndërkaq, ligjet e vendosura nga Qeveria u shoqëruan me debate e ngjarje të shumta.

Momenti që mori më shumë vëmendje ishte kur Efi theu dy kokrra vezë në kokën e Kristit.

Ky i fundit reagoi ashpër dhe e cilësoi këtë veprim si dhunë fizike, duke shtuar se Qeveria nxit vetëm dhunë dhe se shprehet në forma të tilla.

Teksa kjo pjesë u diskutua edhe në spektakël, Aliaj reagoi sërish duke thënë se nuk i pëlqeu ky veprim dhe se pa elemente nepotizmi dhe servilizmi.

Të ngjashme