Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka takuar sot përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, të prirë nga Fadil Shurdhaj, nga të cilët u njoftua për nevojën urgjente të mbështetjes financiare për riparimin dhe furnizimin me proteza.
Sipas njoftimit, qeveria do të ndajë 578 mijë e 345 euro për riparim të protezave për invalidët e luftës së UÇK-së, shkruan Demokracia.com.
“Kryeministri Hoti u pajtua që për nevoja emergjente, kësaj shoqate t’i ndahen mjete në vlerë prej 578 mijë e 345 euro, sipas praktikave të mëhershme”, thuhet në komunikatën e qeverisië
Në takim ishte i pranishëm edhe drejtori i Zyrës për Çështjen e Kategorive të Dala nga Lufta, Sylë Vitia./Demokracia.com.