Lajme
Qeveria dënon sulmin në Serbi ndaj autobusit të relacionit Zvicër-Kosovë
Demokracia
13:44 | 10 Tetor 2022

Share:

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar sot ndaj sulmit që ditë më parë iu bë një autobusi në Serbi, e që kishte  udhëtarë që vini nga Zvicra në Kosovë.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, Bislimi ka dënuar këtë sulm, duke shtuar se autoritetet serbe janë informuar për këtë rast, por të cilat nuk kanë marrë asnjë veprim.

“Dënojmë ashpër sulmin e planifikuar ndaj një autobusi kosovar gjatë daljes nga autostrada në Serbi”, deklaroi Bislimi.

“Ky mosveprim  mund të interpretohet lehtësisht si ftesë e nënkuptuar për akte të tilla të tmerrshme”, ka shkruar Bislimi në Twitter.

Ditë më parë, autobusi që vinte nga Zvicra në Kosovë është sulmuar në Serbi dhe të njëjtit i janë thyer disa xhama, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

 

LEXO EDHE: 

Autobusi nga Kosova sulmohet me gurë në Serbi nga dy persona të maskuar

Të ngjashme