Sport
Qeveria britanike merr në dorë klubin e Chelseat
Demokracia
11:38 | 11 Mars 2022

Share:

Kushdo që është i interesuar të blejë Chelsean mund t’i drejtohet qeverisë së Anglisë dhe të bëjë një propozim. Kjo u bë e ditur nga qeveria pas sanksioneve të vendosura ndaj pronarit aktual të bluve, Roman Abramovich.

“Meqenëse kushtet e licencës u shkruan sot, shitja nuk do të lejohet,” tha ministri i Teknologjisë në Angli, Chris Filip.

“Megjithatë, nëse shfaqet një i interesuar, ai blerës ose klub futbolli të shkojë në qeveri dhe të kërkojë që kushtet të ndryshojnë për të lejuar shitjen”.

Qeveria ngriu asetet e Abramovich, duke ndalur planet e tij të shpallura së fundmi për të shitur Chelsean, nga e cila ai priste të rikuperonte më shumë se 3 miliardë paund.

Klubit londinez i është dhënë një licencë speciale për të vazhduar aktivitetet e lidhura me futbollin.

Në arsyet e treguara në dokumentin zyrtar ekziston një dokument thelbësor që përcakton Abramovich të lidhur me një person që është i përfshirë në destabilizimin e Ukrainës dhe në dobësimin dhe kërcënimin e integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, përkatësisht Vladimir Putin, me të cilin Abramovich ka pasur marrëdhënie të ngushta prej dekadash.

Kjo marrëdhënie interesi e lejoi atë të merrte përfitime financiare ose përfitime të tjera materiale nga Putini dhe qeveria e Rusisë. /Demokracia.com

Të ngjashme