Lajme
Qeveria britanike me kërkesa të njëjta për Kurtin: Tërheqja e njësive speciale dhe zgjedhje të reja në veri
Demokracia
11:42 | 16 Qershor 2023

Share:

Në të njëjtën vijë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian edhe Mbretëria e Bashkuar ka kërkuar tërheqjen e njësive speciale nga afërsitë e ndërtesave komunale në pjesën veriore të vendit si dhe gjetjen e ndërtesave alternative për ushtrimin e detyrave të kryetarëve; si dhe shtrimin e rrugës para për zgjedhje të reja. Kështu kërkoi MB në një komunikatë të lëshuar për media të botuar në uebsajtin qeveritar.

“Ne ia rithkesojmë Kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij thirrjen që kryetarët e rinj të zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre të përkohshme nga vendndodhje alternative jashtë ndërtesave komunale dhe që njësitet speciale të tërhiqen nga ndërtesat komunale”, ka shkruar qeveria britanike.

“Zgjedhje të reja dhe gjithpërfshirëse duhet të shpallen sa më parë të jetë e mundur. Ne presim dhe inkurajojmë serbët e Kosovës të marrin pjesë në to”.

Mes tjerash, Mbretëria e Bashkuar bën thirrje për kthim të palëve në tryezën e dialogut të lehtësuar nga BE’ja, me thirrje “në veçanti” për themelimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

Gjithashtu, MB kërkon edhe që tre policët kufitarë të lirohen menjëherë dhe pa kushte nga shteti serb.

Të ngjashme