Lajme
Qeveria austriake deklarohet për zgjedhjet, premton mbështetje të plotë për Kosovën në rrugëtimin drejt BE-së
Demokracia
23:15 | 15 Shkurt 2021

Share:

Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë ka lëshuar një komunikatë zyrtare lidhur me zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

Austria ka premtuar mbështetje të plotë duke thënë se është një partner i përkushtuar ndaj Kosovës dhe rrugës së saj drejt BE-së.

“Zgjedhjet demokratike në Kosovë kanë rezultuar në një mandat të fortë dhe kanë sjellur pritje dhe përgjegjësi të mëdha. Austria mbetet partner i përkushtuar ndaj Kosovës dhe po pret që të punojë për nga afër në rrugëtimin e Kosovë drejt BE-së”, thuhet në komunikatë.

Kur janë numëruar mbi 99% të votave, LVV-ja vazhdon të prijë. Aktualisht, LVV-ja numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%. Partia e Albin Kurtit ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%. LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.

Të ngjashme