Sport
Qetësohen tifozët e PSG-së, Messi rikthehet në stërvitje dhe është i gatshëm kundër Man Cityt
Demokracia
13:02 | 27 Shtator 2021

Share:

Lionel Messi duket se e ka lënë pas lëndimin që e pësoi në gju javën e kaluar.

Ylli argjentinas ka qetësuar tifozët e Paris Saint-Germainit pasi sot ai u rikthye në stërvitje me bashkëlojtarët, shkruan Demokracia.com.

Kjo u bë e ditur nga disa pamje të stërvitjes së sotme të publikuara nga klubi parisien në faqen zyrtare.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë në pamje shihet duke stërvitur së bashku me shokët e skuadrës.


Sipas të gjitha gjasave, Messi do të jetë i gatshëm të paraqitet me PSG-në në takimin e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt të martën.

Messi ka regjistruar vetëm tri paraqitje deri më tani me fanellën e kampionëve të shumëfishtë francez.

Argjentinasi ende nuk e ka gjetur rrugën e golit.

34-vjeçari iu bashkua Paris Saint-Germainit merkaton e verës si lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Barcelonën kishte skaduar në qershor. /Demokracia.com

Të ngjashme