Analisti Nexhmedin Spahiu e ka mbrojtur vizitën e tij në zyrën e kryediplomatit serb, Marko Gjuriq.
Ai beson se nga ai takim ka përfituar shumë Kosova.
Në një interviste për televizionin “Kanal 10”, Spahiu ka treguar se takimi kishte një qëllim.
“Me një synim me zbut raportet Kosovë – Serbi. Sepse ajo tash na intereson, me i hap shtigjet, rrugën e mëtutjeshëm. Sepse kjo tash çel një debat në shoqëri”, ka thënë ai.
Sipas tij, nëse ky takim nuk do të realizohej do të humbte Kosova.
“Do të mund të mos ndodhte fare, por ky nuk do të ishte një sukses për Kosovë”, është shprehur ai.
Kur është pyetur se çka ka përfituar Kosova nga ky takim, ai e ka përmendur takimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
“Kjo është si me e bo pyetjen çfarë përfitoj Kosova nga fotografia e Thaçit me Putinin? Ka fituar shumë”, ka thënë Spahiu.