Sport
Qesharake: Ronaldo nuk i beson askujt, kërkon ta shikojë me sytë e tij orën e gjyqtarit
Demokracia
21:06 | 06 Shkurt 2021

Share:

Ronaldo vazhdon të mos njeh kufij. Ai sot i ka dhënë fitoren Juventusit ndaj Romës, duke shënuar një supergol në ditëlindjen e 36-të të tij, shkruan Demokracia.com.

Megjithatë, një moment qesharak i tij është parë në pjesën e dytë, kur pati një rast të mirë shënimi, por për fat të keq topi i kthyer nga shtylla nuk e kaloi vijën e portës.

Gjithsesi, Ronaldo nuk i besoj syve të gjyqtarit duke ia kapur dorën për të parë nëse ora digjitale ka sinjalizuar “goal-line technology”.

Gjyqtari Orsato e mori këtë moment me shumë relaks duke qeshur me veprimin e Ronaldos dhe duke e bindur se gjithçka ishte në rregull.

Për më shumë shihni videon më poshtë. /Demokracia.com

https://streamable.com/ol9im4

Të ngjashme