Lajme
Qesharake: Murati e pyet profesoreshën e LDK-së se “çka është recesioni ekonomik”
Demokracia
15:46 | 09 Shkurt 2023

Share:

Po vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës me debat mes deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Ky i fundit, në një mënyrë qesharake ia ka shtruar një pyetje kësaj të fundit, pasi u përmend kriza ekonomike.

Ai e ka pyetur deputeten Bajrami, për të cilën thotë se është edhe profesoreshë, se “çfarë është recesioni ekonomik”.

“Sa i përket çështjes së krizës ekonomike apo recesionit, mesa di jeni profesoreshë që ligjeroni në Ekonomi, iu kisha pyet, a mund të ma shpjegoni se çka quajmë krizë apo recesion ekonomik. Se do të duhej ta dini, se po pretendoni që ka recesion ekonomik.” – ka pyetur ai.

Ndëkrohë, sot në Kuvendin e Kosovës është miratuar një projektligj mjaft i rëndësishëm, ai për Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë.

Në seancë kanë marrë pjesë gjithsej 66 deputet. Siç njoftoi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me 66 vota dhe asnjë kunder e asnjë abstenim, Kuvendi ka miratuar byronë për konfiskimin e pasurisë.

Të ngjashme