Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka treguar disa arsyeje tjera pse deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së duhet të votojnë për kryetare të Kuvndit Albulena Haxhiun.
Pas ndërprerjes së seancës, ai ka bërë me dije se Haxhiu nuk e ka votuar Gjykatën Speciale, demarkacionin me Malin e Zi dhe “Zajednicën”, të cilën më pas e ka pranuar kryeministri Kurti me marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit.
“Në lidhje me këto dilemat e tyre për votimin e Albulena Haxhiut ka shumë deputetë të opozitës që nuk kishin fare dilema kur votuan për Zajednicën, për amnistimin e kriminelëve serbë në veri, kur votuan për demarkacionin dhe kur votuan për Gjykatën Speciale. Duhet të ju rikujtoj së Albulena Haxhiu nuk i ka votuar asnjërën prej tyre”, ka thënë Muja.