Lajme
Qesharake| Kurti po e paraqet si rritje të punësimit angazhimin disa ditor të 62 mijë e 417 komisionerëve të Zgjedhjeve 2021
Demokracia
20:54 | 05 Tetor 2022

Share:

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, që nga ardhja në pushtet ka manipuluar me shifrat sa i përket rritjes ekonomike dhe punësimit.

Por, veprimi më qesharak sa i përket rritjes së punësimit nga kjo qeveri është fakti se angazhimi disa ditor i 62 mijë e 417 qytetarëve në zgjedhjet e vitit 2021, po llogaritet si punësim.

Në raportin e Auditorit të Përgjithshëm për raportin vjetor financiar të Qeverisë për buxhetin e Republikës së Kosovës, angazhimi i qytetarëve të papunë për disa ditë në zgjedhje po llogaritet si punësim, shkruan Demokracia.com.

“Sipas RVF-BRK për vitin 2021, numri total i të angazhuarve përmes MSHV-ve ishte 63 mijë e 841 numër ky i konfirmuar edhe sipas PVF-ve të organizatave buxhetore. Prej tyre, 62 mijë e 417 janë të angazhuar nga KQZ në procesin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 14 shkurt 2021 dhe në zgjedhjet lokale të mbajtura në muajin tetor dhe nëntor 2021”, thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm.

 

Të ngjashme