Sport
Qesharake: Abazaj ngatërron fanellën, Rroca tallet me të: Tifozi im më i madh
Demokracia
14:09 | 12 Prill 2021

Share:

Kristal Abazaj dhe Eduard Rroca ishin protagonist në ndeshjen që skuadra e tyre, Istanbulspor fitoi 2-1 kundër Tuzlasporit.

Goli i triumfit erdhi pikërisht nga dyshja e shokëve, Abazaj që asiston Rrocën nga e majta dhe me të majtën, mesfushori e dërgon në rrjetë për.

Mirëpo, ajo që kishte marrë vëmendje në këtë ndeshje ishte gafa nga Abazaj.

Ky i fundit e ka veshur fanellën e Rrocës me numrin e njëjtë. Pra, për disa momente në fushë Istanbulspori ka pasur dy lojtarë me të njëjtin numër dhe të njëjtin mbiemër.

Stafi i skuadrës turke e ka vërejtur menjëherë këtë gjë, ndërkohë që Abazaj ka ndërruar fanellën për të veshur të veten.

Por, kjo ngjarje nuk ka përfunduar me kaq. Eduard Rroca u tall me shokun e tij të skuadrës, duke e cilësuar si fans të tij.

“Abazaj, fansi im më i madh”, ka shkruar Rroca në Instagram. /Demokracia.com

Të ngjashme