Lajme
“Qershia e zemër”: Pas skandaleve të shumta, Ganimete Musliu propozon një logo të re për VV-në
Demokracia
11:20 | 22 Gusht 2023

Share:

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka publikuar një foto e që sipas saj i përshtatet si logo partisë në pushtet Vetëvendosjes.

Sipas Musliut kjo logo me qershia do t’i përshtatej tani VV-së pas skandaleve të fundit.

Kujtojmë se deputetja Musliu metaforën për qershia e ka përdor në shumë raste kur kishte kritikuar Kurtin dhe Qeverinë.

“Një person i cili gënjen pareshtur, ose thotë fjalë të pavërteta dhe kthehet i përpin fjalët e veta, është e njëjta me ato të qershive. Ka të bëjë me një qytetar i cili ka qenë i lodhur gjatë një udhëtimi të tij, dhe është ulur nën një qershi, i ka ngrënë qershitë sa i janë dashur, ndërsa qershitë tjera i ka keqpërdorur dhe i ka bërë të pashfrytëzueshme, sepse unë i hëngra dhe të mos i hanë të tjerët që do vijnë. Dhe kur kthehet rrugës, e zë lodhja prapë , dhe kthehet te qershitë që i ka dëmtuar vet. Ky është kuptimi”, kishte deklaruar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Postimi i saj i plotë:

🍒e❤️
Mirëmengjesi o njerëz të mirë!
Duke parë skandalet dhe mashtrimet e njëpasnjëshme të Qeverisë a pajtoheni edhe ju qe kjo do ishte logo ideale per VV-në?!
#Rrenc #ZHYLL #mashtrues

Të ngjashme