ShowBiz
Qeqa Krelani rrëfen momentin e vështirë: Babai më ndërroi jetë në duar për 5 minuta
Demokracia
20:20 | 18 Nëntor 2022

Share:

Qeqa Krelani në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora rrëfeu m shumë rreth jetës së saj private.

Ajo kujtoi babain saj të ndjerë dhe shprehu ndjesitë e saj lidhur me largimin e tij nga jeta.

Qeqa Krelani: Babi ka vuajtur shumë si person se i kanë vdekur motrat dhe vëllezërit shumë të rinj. Edhe prindërit, dhe ai ka vuajtur gjithmonë. Jeta ka shumë padrejtësi dhe nuk e kuptoj. Babi vdiq shumë i ri nga një sulm në zemër dhe ka qenë e rëndë sepse ka vdekur në duart e mia. Unë kam qenë shumë e vogël. Kam qenë 15, 16 vjeçare dhe ndaj nuk i besoj jetës sepse mendoj se gjithçka kryhet për 5 minuta sepse ai ndërroi jetë në duart e mia për 5 minuta. Prandaj nuk i besoj jetës se njerëzit që i kam dashur më së shumti në jetë ose kanë ikur nga kjo jetë ose kanë ikur nga ky vend. Babi iku nga kjo jetë ndërsa Flaka nga ky vend.Çdo 5 minuta mendoj se mund të ndryshojë diçka. Më vjen shumë keq që nuk ka jetuar për të shijuar suksesin tim suksesin e Flakës.

Mbështetja më e madhe për gazetaren ka qenë familjarët e saj. Madje ajo shprehet se inspirimi dhe idhulli i saj është motra e saj Flaka që është shumë kritike dhe detajiste për ta parë gjithmonë e më mirë.

Por çfarë e sjell më shumë në Tiranë?

“Më sjell miqësia, ku ndonjëherë nuk është patjetër të jesh e lidhur familjarisht, nuk të lidh gjaku ndonjëherë sa të lidh diçka e veçantë. Ai kliku dhe energjia që krijon me njëri-tjetrin”, u shpreh Qeqa.

Ajo foli dhe për karrierën e saj.

E pyetur se cilat kanë qenë disa nga shkallët më të rëndësishme të karrierës sa saj ajo u shpreh se “Emocionohem sa herë i mendoj, është kur kam komentuar ndeshjen Kosovë-Angli dhe Kosovë-Spanjë”.

Ajo thotë se nuk do të ngelet e vetme në këtë profesion.

“Unë jam e para por të mos ngelet e vetme. Arsyeja pse jemi shumë pak veta në sport, ose edhe në përgjithësi në jetë, nuk arrijmë të bëhemi shumë vendimmarrëse është sepse ne e shtypim njëra-tjetrën. Nuk e kuptoj pse kjo ndodh shpesh në Kosovë mendoj që duhet ta votojmë më shumë njëra-tjetrën, ti japim më shumë pikë se veç ashtu forcohemi”.

Të ngjashme