Kuriozitete
Qentë (si të gjithë ne) ndonjëherë bëjnë si të sëmurë që të marrin vëmendje
Demokracia
09:29 | 06 Gusht 2024

Share:

Disa qen mund të shtiren sikur janë sëmurë vetëm për të marrë pak vëmendje nga pronarët e tyre. Edhe pse shqetësimet e tyre duhen marrë seriozisht, nuk është e pazakontë ndonjëherë për ta që të bëjnë sikur çalojnë, apo të kolliten vetëm për të marrë pak më shumë dashuri.

Dr.Richard Pitcairn, veteriner, shpjegon se kjo sjellje shpesh fillon me një problem të vërtetë, por përgjigja e pronarit mund të bëjë që qeni të dojë ta zgjasë pak më shumë këtë situatë edhe nëse nuk është më sëmurë.

Për shembull, nëse një qen tështin dhe merr vëmendje të menjëhershme, ata mësojnë ta lidhin teshtitjen me dashurinë. Qentë nuk mund të imitojnë simptoma të caktuara si ethet ose diarrenë, kështu që shumica e tyre priren të shfaqin simptoma që mund t’i kontrollojnë, të tilla si çalimi ose tështitja. Sidoqoftë, është e rëndësishme të konsultoheni me një veteriner nëse qeni juaj shfaq shenja sëmundjeje ose lëndimi, pasi ai mund të jetë duke përjetuar shqetësim të vërtetë.

Mos harroni, qentë, si njerëzit, mund të përjetojnë pengesa të vogla gjatë shërimit. Por, nëse veterineri juaj nuk mund të gjejë ndonjë shenjë të sëmundjes së mëparshme, kjo mund të tregojë se qeni juaj po shtiret.

Nëse dyshoni se qeni juaj po shtiret, merrni parasysh faktorë që mund të kenë ndikuar tek ai si: ndryshimet e fundit në stilin e jetesës apo sasia e kohës që ju kaloni larg tij. Gjatë situatave të tilla është mirë të kaloni kohë me të qoftë kjo përmes një shëtitjeje apo edhe ndonjë përkëdheljeje të shtuar. Kështu, i tregoni qenit tuaj se sa rëndësi ka ai për ju dhe sëmundja që ai papritur ka shfaqur mund të zhduket brenda pak minutave. Pak a shumë si ju kur ishit fëmijë.

Të ngjashme
Kuriozitete • 17 Shtator 2024