Kuriozitete
Qeni “snajper” i ushtrisë amerikane qëllon me precizitet deri në 1200 metra
Demokracia
19:11 | 14 Tetor 2021

Share:

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në panairin ushtarak e ka prezantuar një armë të re dhe të sofistikuar.

Arma është një qen robot të pajisur me një pushkë “Creedmoor” 6.5 mm që mund të qëllojë me precizion një objektiv deri në 1 mijë e 200 metra.

Qeni me nofkën “Spur” është krijimi më i fundit nga prodhuesi ndërkombëtar i armëve “Ghost Robotics” dhe “Sword”, me bazë në Nevada, raporton Daily Mail përcjell klankosova. I vendosur mbi një nga modelet ekzistuese të “Ghost Robotics”, qeni “Spur” mund të udhëzohet nga distanca për të mbushur armën dhe për të qëlluar.

Ende nuk dihet saktë konfiguracioni i armës dhe se sa do të mund të mbajë municion.

Po ashtu nuk dihet se sa do të kushtojë qeni “snajper”.

Të ngjashme