Në një histori interesante kujdesi, një qen ka vrapuar në një qendër të kujdesit ditor në SHBA duke kërkuar ndihmë për pronaren e tij që ishte aksidentuar.
Ky veprim nga qeni u lavdërua shumë nga përdoruesit e rrjeteve sociale.
Rreth një orë më vonë ajo mori një telefonatë nga qendra e qenve të Aries në Detroit. Pronari i qendrës e informoi Fickel se Dash ishte i sigurt.
Në videon e shpërndarë në rrjete sociale shihet zonja Fickel teksa rrëfen për aksidentin dhe e shpreh dashurinë që ka për qenin.
Videoja mori vëmendje të gjerë, pëlqime, dhe komente të shumta.
“Qentë janë vërtet më të mirët”, shkroi njëri nga përdoruesit.