Lifestyle
Qeni besnik e pret pronarin gjashtë ditë para derës së spitalit (Video)
Demokracia
09:14 | 26 Janar 2021

Share:

Thonë se qeni është miku më i mirë i njeriut, dhe ky ishte padyshim rasti për një pacient të një spitali në Turqi, kafsha besnike e të cilit priti në hyrje për gjashtë ditë derisa ai të lirohej.

Kur Cemal Senturk, një shtetas turk, ishte transferuar me autoambulancë në spital, më 14 janar, qeni i tij Boncuk, kishte ikur nga apartamenti ku jetonin dhe e kishte ndjekur veturën deri në spital, ku edhe filloi ta priste atë.

Personeli i spitalit e kishte informuar familjen e Senturkut për vendndodhjen e qenit. Ata e kishin marrë atë në shtëpi, megjithatë qeni kishte ikur prapë dhe ishte kthyer te spitali, shkruan CNN, raporton Demokracia.com

“Qeni i tij, ‘Boncuk’, e ka ndjekur atë deri te hyrja e spitalit dhe nuk u largua aty për gjashtë ditë derisa pronari i tij u lëshua nga spitali”, tha Murat Ercan, drejtor i spitalit. /Demokracia.com

Të ngjashme