Auto&Tech
Qëndron në ajër për muaj të tërë, avioni që funksionon me energji diellore
Demokracia
21:46 | 16 Qershor 2022

Share:

Në vitin 2016, një aeroplan me më shumë se 17 mijë panelë diellorë, i tregoi botës një mundësi kapërcimi për të ardhmen e fluturimit.

Aeroplani i quajtur “Solar Impulse 2” ishte ideja e eksploruesit Bertrand Piccard dhe inxhinierit Bertrand Borschberg, të cilët kishin si qëllim të përdornin energji të rinovueshme. Tre vite më pas u mendua nga Skydweller Aero të bëhej një ndryshim në këtë aeroplan, duke e kthyer në një satelit për të mbrojtur mjedisin.

CEO i Skydweller, Robert Miller tha se, “Një pseudo-satelit është një avion që qëndron lart, për muaj të tërë. Si i tillë, ai mund të bëjë gjithçka që do të imagjinonit se mund të bëjë një satelit”.

Përdorimi i një avioni për aplikime të tilla është me fleksibël dhe me kosto më të lirë pasi satelitët janë të shtrenjtë për t’u ndërtuar. Avioni pritet të dalë në treg në vitin 2023

Të ngjashme