Lajme
Qëndron Kastrati nga Haga: Aty jetohet në vitet 1997 – 1999
Demokracia
19:44 | 08 Shkurt 2023

Share:

Vizitës së Dardan Mollqajt në Hagë te ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i është bashkangjitur edhe anëtari tjetër i PSD-së, Qëndron Kastrati.

Këtë vizitë, Kastrati e ka konsideruar si “udhëtim në kohë” i cili shton se ka përjetuar diçka që nuk e ka ditur .

“Forcat që tërheqin nga mbrapa nuk e pranojnë ngadhënjimin e të vërtetës. Haga të dashur miq është Kosova alternative. Haga është Kosova që mund ta kishim pa UÇK-në. Të mbyllur me dyer hekuri”, – ka shkruar Kastrati në llogarinë e tij në Facebook.

Ish-kryetari i Kamenicës ka thënë se i ka takuar të gjithë ish-krerët e UÇK-së

“Respektivisht, aty ishte politika e luftës; informimi e fjala e saj; zbulimi e guerilja; disiplina e mbikëqyrja”, – shton Kastrati.

Kastrati thotë se nga atje, Prishtina e kësaj kohe duket shumë larg, sepse sipas tij “aty jetohet në vitet 1997-1999” dhe beson se në Hagë gjykohet UÇK-ja dhe paguhet ende çmimi i lirisë.

“Do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e Specializuara. Emri i UÇK-së nuk mund të jetë nën akuzë. Kosova duhet të bashkohet për drejtësi. Për juristët e ardhshëm, padrejtësia në Hagë do të bëhet shembull, ilustrim unik për shkeljen e të drejtave”, – përfundon Kastrati.

Të ngjashme